Ndërlidhjet

OKB shpall gjendje të jashtëzakonshme në Gaza


Gaza - foto arkivi

Gaza - foto arkivi

Kombet e Bashkuara kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Rripin e Gazës, për shkak të përmbytjeve masive në këtë rajon.

Nuk është raportuar për viktima, por qindra njerëz janë evakuuar dhe 63 shkolla janë mbyllur.

Shirat e furishëm, që kanë nisur qysh të mërkurën, kanë goditur territorin në një kohë të vështirë, pasi mijëra familje të Gazës vazhdojnë të jetojnë në strehime të përkohshme, qysh nga konflikti me Izraelin, gjatë muajve të verës.

XS
SM
MD
LG