Ndërlidhjet

Hollande viziton Guinenë e goditur nga Ebola


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, po qëndron në Guine.

Kjo është vizita e parë e një lideri perëndimor në vendin që është qendër e shpërthimit të fundit të Ebolës.

Pas mbërritjes në kryeqytet, ai u ka thënë mikpritësve të tij se Franca “e ka për detyrë që t’ju mbështesë në luftën kundër virusit”.

Mbi 1,200 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Guine.

Franca është zotuar se do të dhurojë 100 milionë euro për të ndihmuar trajtimin e sëmundjes në këtë vend, që dikur ka qenë koloni franceze.

Përveç Guinesë, vende të goditura keq nga Ebola janë edhe Siera Leone dhe Liberia.

Një total prej më shumë se 5,600 njerëzve kanë vdekur nga virusi në këto tri shtete.

XS
SM
MD
LG