Ndërlidhjet

Sot vendimi për Mubarakun


Hosni Mubarak
Hosni Mubarak

Drejtësia në Egjipt pritet të shpallë sot vendimin në rigjykimin e presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak, i cili akuzohet për konspiracion për vrasjen e protestuesve në vitin 2011.

Mubarak, 86 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm më 2012, por, në janar të 2013-ës, një gjykatë e apelit ka hedhur poshtë vendimin.

Mubarak, i cili mohon akuzat kundër tij, është duke shërbyer tashmë një dënim prej tre vjetësh burgim, në një rast të korrupsionit.

Protestat në vitin 2011 kanë çuar në përmbysjen e tij nga pushteti.

Pasardhësi islamist i Mubarakut, Muhammad Morsi, ka qëndruar në pushtet vetëm një vit dhe është përmbysur nga ushtria në korrik të vitit 2013.

Ish-shefi i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi, është zgjedhur më pas president.

XS
SM
MD
LG