Ndërlidhjet

Arinjtë e kaftë kthehen në Çernobil


Ilustrim

Ilustrim

Shkencëtarët kanë kapur provat e para fotografike të arinjve të kaftë brenda zonës së ndaluar të Çernobilit, në veri të Ukrainës.

Udhëheqësi i projektit, Mike Wood, nga Universiteti Salford i Britanisë, ka thënë se pamjet janë regjistruar nga disa kamera speciale.

Arinjtë e kaftë nuk janë parë në këtë zonë për më shumë se një shekull, por ka pasur shenja për praninë e tyre.

Më 26 prill të vitit 1986, një shpërthim i fuqishëm ka rrënuar centralin bërthamor të Çernobilit, duke liruar sasi të mëdha të kemikateve radioaktive në ajër.

Pas shpërthimit, është krijuar zona e ndalimit, 30 kilometra përreth centralit, dhe dhjetëra-mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë.

XS
SM
MD
LG