Ndërlidhjet

Vritet një klerik i shquar pakistanez


Khalid Mehmood Soomro
Khalid Mehmood Soomro

Një lider i shquar sunit në Pakistan është vrarë sot në provincën Sindh.

Khalid Mehmood Soomro, lider rajonal dhe ish-ligjvënës nga Partia Jamiat Ulema-i-Islam Fazl (JUI-F), ka qenë duke bërë lutjet e mëngjesit, kur persona të armatosur kanë hyrë në xhami dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Partia e tij ka thënë se Soomro ka marrë disa kërcënime me vdekje dhe se ëhstë sulmuar gjashtë herë në të kaluarën.

Vrasja ka bërë që dyqanet dhe bizneset të mbyllen në disa pjesë të Sindhit.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Partia JUI-F është sulmuar më herët nga talibanët pakistanezë, edhe pse udhëheqës të partisë, disa herë, kanë vepruar si negociatorë midis militantëve dhe qeverisë në Islamabad.

XS
SM
MD
LG