Ndërlidhjet

logo-print

Mubarak lirohet nga akuzat për vrasje


Hosni Mubarak

Hosni Mubarak

Drejtësia në Egjipt ka hedhur poshtë akuzat për vrasje kundër presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak, dhe komandantëve të tij të sigurisë.

Mubarak, 86 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2012, për pjesëmarrje në vrasjen e demonstruesve gjatë revolucionit të vitit 2011, që ka çuar në rrëzimin e tij nga pushteti.

Por, në janar të 2013-ës, një gjykatë e apelit ka hedhur poshtë vendimin.

Sot, gjykata po ashtu ka liruar nga akuzat për vrasje shtatë komandantë të lartë të sigurisë, në mesin e tyre ish-ministri i Brendshëm, Habib al-Adly.

Mubarak, i cili ka mohuar akuzat kundër tij, është duke shërbyer tashmë një dënim prej tre vjetësh burgim, në një rast të korrupsionit.

Pasardhësi islamist i Mubarakut, Muhammad Morsi, ka qëndruar në pushtet vetëm një vit dhe është përmbysur nga ushtria në korrik të vitit 2013.

Ish-shefi i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi, është zgjedhur më pas president.

XS
SM
MD
LG