Ndërlidhjet

Papa në Xhaminë e Sulltan Ahmetit


Papa Françesku në Turqi.
Papa Françesku në Turqi.

Papa Françesku, udhëheqësi i 1.2 miliard katolikëve të botës, ka vizituar një xhami historike në Stamboll, në shenjë respekti për Islamin.

Ai ka qëndruar në Xhaminë e Sulltan Ahmetit, që njihet edhe si Xhamia e Kaltër, përkrah Muftiut të Madh të Stambollit, Rahmi Yaram.

Kjo është dita e dytë e vizitës së Papës në Turqi.

Ai do të do të vizitojë sot edhe ish-kishën bizantine të Shën Sofisë në Stamboll.

Të premten në Ankara, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vizita e Papës është një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale.

XS
SM
MD
LG