Ndërlidhjet

Thaçi i impresionuar nga fjalimi i Papës


Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka rrënjë të shëndosha të tolerancës shekullore ndërfetare, por “duhet punuar edhe më shumë” që ajo të mbetet fole e shumë komuniteteve.

Thaçi i ka bërë këto komente në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se është impresionuar nga fjalimi i Papa Françeskut në Turqi.

“Fjalimi i urtë i Kreut të Kishës Katolike u lexua në Turqinë që sot është me shumicë myslimane, por që ishte historikisht edhe vatër e vjetër e shumë feve dhe kulturave”, ka thënë Thaçi.

Papa po qëndron në Turqi, në një vizitë triditëshe.

“Fanatizmi dhe fundamentalizmi, ashtu si edhe frika iracionale, e cila nxit keqkuptim dhe diskriminim, duhet të kundërshtohen me solidaritetin e të gjithë besimtarëve”, ka thënë Papa Françseku të premten në Ankara.

XS
SM
MD
LG