Ndërlidhjet

Presidenti i Nigerisë dënon sulmin në xhami


Nigeri - foto arkivi

Nigeri - foto arkivi

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ka thënë se nuk do të lërë “asnjë gur pa lëvizur”, për të gjetur autorët e sulmit në një xhami, i cili ka lënë të vrarë së paku 120 persona.

Sulmi, që ka plagosur edhe qindra njerëz, ka ndodhur të premten në qytetin Kano.

Autoritetet besojnë se ai është kryer nga grupi militant i Boko Haramit.

Ky grup është duke zhvilluar një kryengritje në Nigeri qysh në vitin 2009 dhe ka vrarë mbi 2,000 njerëz këtë vit.

XS
SM
MD
LG