Ndërlidhjet

Emisari i SHBA-së në Afganistan viziton Evropën


Dan Feldman
Dan Feldman

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Dan Feldman, do të udhëtojë për në Evropë javën e ardhshme.

Deparatamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Feldman do të ndjekë takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, më 1 dhe 2 dhjetor në Bruksel, për të diskutuar ndihmën e Aleancës për Qeverinë afgane.

Trupat e huaja luftarake do të tërhiqen nga Afganistani në fund të këtij viti.

Në këtë vend do të mbeten vetëm rreth 12,000 ushtarë të huaj që do të trajnojnë, këshillojnë dhe ndihmojnë forcat lokale të sigurisë.

Feldman do të qëndrojë në Londër më 3 dhe 4 dhjetor, për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin.

XS
SM
MD
LG