Ndërlidhjet

Australia shtyn ndeshjen e kriketit me Indinë


Pamje nga një ndeshje e kriketit.
Pamje nga një ndeshje e kriketit.

Një lojë e kriketit midis Australisë dhe Indisë është shtyrë, si pasojë e vdekjes së lojtarit australian, Phillip Hughes.

Hughes, 25 vjeç, ka vdekur të enjten, dy ditë pasi është goditur në kokë nga topi kthyes i kriketit.

Incidenti ka ndodhur gjatë një dueli vendor në Sidnej.

Përfaqësues të kriketit në Australi kanë thënë se ndeshja me Indinë, e paraparë për datën 4 dhjetor, shtyhet për kohë të pacaktuar.

Ata po ashtu kanë thënë se funerali i Huges më 3 dhjetor do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion.

XS
SM
MD
LG