Ndërlidhjet

BE publikon emrat e të sanksionuarve ukrainas


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione kundër liderëve separatistë, të cilët kanë organizuar zgjedhjet në lindje të Ukrainës, në fillim të nëntorit.

BE-ja ka publikuar sot emrat e 13 separatistëve ukrainas dhe të pesë organizatave të tyre politike.

Ata janë ndëshkuar me ndalesa udhëtimi dhe ngrirje të aseteve.

Vendimi për sanksionim është marrë gjatë takimit të ambasadorëve të BE-së në Bruksel, më 27 nëntor.

Perëndimi ka dënuar zgjedhjet separatiste në lindje të Ukrainës, ndërsa Rusia ka thënë se do t’i njohë rezultatet.

Bashkimi Evropian deri më tash ka sanksionuar 119 persona dhe 23 subjekte për shkak të krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG