Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë një kompleks të të huajve


Afganistan

Afganistan

Policia afgane ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë sulmuar një kompleks të të huajve në perëndim të Kabulit dhe se kanë shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë.

Policia ka rrethuar zonën Karte Se dhe nuk është ende e qartë nëse ka viktima.

Talibanët menjëherë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kanë qëlluar “një qendër të fshehtë misionare”.

Dëshmitarët kanë thënë se disa kamikazë kanë hyrë në kompleks.

Sulmi vjen në vazhdën e disa sulmeve vdekjeprurëse që kanë goditur Kabulin ditëve të fundit.

Të gjitha këto në kohën kur trupat luftarake të NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani në fund të dhjetorit.

XS
SM
MD
LG