Ndërlidhjet

Liga Arabe mbështet planin palestinez për shtetësi


Presidenti palestinez, Mahmud Abbas.

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas.

Liga Arabe ka mbështetur planin e presidentit palestinez, Mahmud Abbas, për të kërkuar nga Kombet e Bashkuara miratimin e një afati kohor për shpalljen e shtetit të pavarur palestinez.

Në deklaratën e ministrave të Jashtëm arabë thuhet se ata kanë rënë dakord për propozimin, që përfshin dorëzimin e një plani arab në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për t’i dhënë fund pushtimit (izraelit) të tokës palestineze.

Megjithatë, Liga Arabe nuk ka thënë se kur do ta kontaktojë KS-në e OKB-së.

Ajo, në anën tjetër, ka mbështetur edhe planet palestineze për të kërkuar anëtarësim në agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe gjykatat ndërkombëtare.

Në vitin 2012, palestinezët kanë fituar statusin e shtetit vëzhgues në OKB.

XS
SM
MD
LG