Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Tajvanit


Taipei, Tajvan
Taipei, Tajvan

Kryeministri i Tajvanit, Jiang Yoi-huah, ka dhënë dorëheqje, pasi partia e tij pro-kineze ka pësuar humbje të rëndë në zgjedhjet lokale.

Partia Kuomintang duket se ka humbur kontrollin e rretheve në gjithë vendin.

Zgjedhjet e së shtunës janë parë si referendum për marrëdhëniet me Kinën.

Kina dhe Tajvani, aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, kanë qeverisur veçmas që prej luftës civile më 1949.

XS
SM
MD
LG