Ndërlidhjet

Protesta kundër vendimit për Mubarakun


Hosni Mubarak
Hosni Mubarak

Disa protestues janë mbledhur në Kajro për të kundërshtuar vendimin e një gjykate, i cili hedh poshtë akuzat për vrasje kundër presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak.

Gjykata ka liruar edhe shtatë komandantë të sigurisë nga akuzat për vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit të 2011-ës, që ka çuar në rrëzimin e Mubarakut nga pushteti.

Protestuesit janë tubuar në hyrje të Sheshit Tahrir të Kajros, duke thirrur: “Njerëzit kërkojnë rrëzimin e regjimit”.

Vendimi i së shtunës është mirëpritur nga mbështetësit e Mubarakut, të cilët thonë se sundimi i tij 30-vjeçar ka qenë i begattë dhe i qëndrueshëm.

XS
SM
MD
LG