Ndërlidhjet

Protestë kundër heqjes së kondicionerëve


Ashgabat, 29 nëntor 2014.

Ashgabat, 29 nëntor 2014.

Dhjetëra banorë në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat, kanë marrë pjesë në një protestë të rrallë, duke penguar vinçat e ndërtimit që të heqin kondicionerët nga dritaret e apartamenteve të tyre.

Kjo është hera e dytë qysh në muajin gusht që banorët e lagjes Parahat-7 sfidojnë urdhrin e komunës për heqjen e kondicionerëve nga ndërtesat që shikojnë kah rruga Baba Annanov në qendër të qytetit.

Autoritetet e qytetit nuk kanë dhënë ndonjë arsye për të justifikuar urdhrin e largimit.

Banorët e lagjes thonë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjet e zyrtarëve për të hequr kondicionerët.

Gjatë verës, temperaturat në Ashgabat mund të arrijnë në 50 gradë Celsius.

XS
SM
MD
LG