Ndërlidhjet

Intensifikohen luftimet në Kobani


Kobani

Kobani

Janë intensifikuar luftimet në qytetin e rrethuar të Sirisë, Kobani, ku forcat kurde u janë kundërvënë militantëve të Shtetit Islamik (IS) qysh në muajin shtator.

Raportohet se militantët kanë kryer së paku katër sulme vetëvrasëse, duke vrarë së paku 25 njerëz.

Sulmi i parë ka ndodhur pranë një vendkalimi kufitar me Turqinë.

Lufta për Kobanin ka lënë qindra njerëz të vrarë dhe ka detyruar mbi 200,000 të tjerë të largohen në Turqi.

Një koalicion i Shteteve të Bashkuara është duke mbështetur mbrojtësit e qytetit me sulme ajrore.

Turqia ka lejuar disa luftëtarë kurdë nga Iraku të udhëtojnë përmes territorit të saj për në Kobani.

IS-i kontrollon pjesë të mëdha të territoreve në Siri dhe në Irakun fqinj.

XS
SM
MD
LG