Ndërlidhjet

6 min e 7 sek zhurmë dhe heshtje për Mandelën


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Afrikës së Jugut do të udhëheqë disa minuta të zhurmës dhe të heshtjes, në përvjetorin e parë të vdekjes së ish-presidentit Nelson Mandela.

Të premten e ardhshme (5 dhjetor) bëhet një vit prejse Mandela, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, ka ndërruar jetë.

Fondacioni Nelson Mandela ka thënë se ngjarja, e udhëhequr nga zëvendëspresidenti Cyril Ramaphosa, do të nisë me tre minuta e shtatë sekonda zhurmë, duke përdorur “këmbana, instrumente dhe vuvuzela”, dhe do të ndiqet me tre minuta heshtje.

Ky fondacion ka thënë se koha prej 6 minutash e 7 sekondash simbolizon 67 vjetët që Mandela ka kaluar në shërbim të njerëzimit.

Fondacioni u ka bërë thirrje shkollave, vendeve të lutjeve dhe individëve që të marrin pjesë në përkujtim.

Mandela është ikonë e luftës kundër Aparteidit.

XS
SM
MD
LG