Ndërlidhjet

Jep dorëheqje polici i Fergusonit


Darren Wilson

Darren Wilson

Polici amerikan, Darren Wilson, i cili ka qëlluar për vdekje adoleshentin me ngjyrë, Michael Brown, ka dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij.

Ai ka thënë se klienti i tij ka qenë në pushim administrativ prejse ka ndodhur incidenti në Ferguson, më 9 gusht.

Në këtë qytet të Misurit dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar protesta të mëdha këtë javë, pasi gjykata ka vendosur të mos e akuzojë për vrasje policin Wilson.

Wilson, i cili është i bardhë, ka thënë se ka vepruar në përputhje me ligjin.

Ai ka thënë se para se ta qëllonte, Brown e ka shtyrë atë në makinën e tij dhe e ka goditur.

Mbështetësit e Brownit thonë se kjo nuk qëndron.

Rasti ka shkaktuar debat mbarëkombëtar për marrëdhëniet midis komunitetit të zi dhe zbatuesve të sundimit të ligjit.

XS
SM
MD
LG