Ndërlidhjet

Policia në Egjipt ka përdorur topat e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë mbi 1,000 protestues në qendër të Kajros.

Protestuesit janë tubuar në Sheshin Tahrir mbrëmjen e së shtunës, për të kundërshtuar vendimin e gjykatës, i cili ka liruar nga akuzat për vrasje presidentin e përmbysur, Hosni Mubarak.

Ky i fundit është akuzuar për komplot për vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit të 2011-ës.

Ministria e Brendshme ka thënë se policia ka shpërndarë protestuesit pasi mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, lëvizje kjo e ndaluar, kanë nisur të hedhin gurë.

Dy persona raportohet se janë vrarë në përleshje.

XS
SM
MD
LG