Ndërlidhjet

Moldavia mban zgjedhjet parlamentare


Kishinev, Moldavi
Kishinev, Moldavi

Moldavët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen si garë midis partive pro-evropiane dhe atyre që mbështesin lidhjet më të afërta me Rusinë.

Mbi 2.8 milionë moldavë do të zgjedhin deputetët për parlamentin 101-vendesh.

Sondazhet e fundit u kanë dhënë përparësi partive pro-perëndimore, por, pas zgjedhjeve, analistët parashohin pazarllëqe të ndryshme.

Përpara votimeve, një partie pro-ruse i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje.

Ky hap është kritikuar shumë nga Moska.

Moldavia, njëri nga vendet më të varfra të Evropës, është udhëhequr nga koalicione të partive pro-evropiane qysh më 2009.

XS
SM
MD
LG