Ndërlidhjet

Sulme të reja kundër IS-it në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme të reja ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se së paku 30 sulme kanë ndodhur gjatë natës së shkuar.

Sipas tij, shumica e sulmeve kanë pasur në shënjestër bazat e militantëve në rajonin Forosija, në provincën Raka.

Kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman, ka thënë se sulmet kanë shkaktuar viktima në mesin e xhihadistëve.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Rakas vitin e kaluar dhe e kanë shpallur atë kryeqytet të tyre.

XS
SM
MD
LG