Ndërlidhjet

Maqedoni: Armët ilegale në duart e të rinjve


Shkollë në Maqedoni
Shkollë në Maqedoni

Në Maqedoni gjithnjë e më e pranishme është dukuria e përdorimit të armëve të ftohta gjatë konflikteve të ndryshme që paraqiten mes nxënësve të shkollave të mesme, madje dhe atyre në shkollat fillore.

Vetëm gjatë javës së fundit nga përdorimi i armëve të ftohta janë lënduar dy të rinjë në Shkup dhe një në Tetovë, si pasojë e konflikteve banale mes këtyre të rinjve.

Gorica Iliovska, ish kryetare e lidhjes së drejtorëve të shkollave të mesme të Maqedonisë, thotë se pavarësisht se shumica e shkollave kanë sigurim personal është në rritje numri i përdorimit të armëve të ftohta gjatë grindjeve mes të rinjve.

Ajo thekson se reformat në procesin arsimor kanë bërë që mësimdhënësit më tepër të fokusohen në atë qënotat përfundimtare të dalin identike me notat nga testimi i jashtëm, sesa procesin edukativ të gjeneratave më të reja.

“Ne si mësimdhënës kemi humbur autoritetin tonë ndaj nxënësve, duke u fokusuar më shumë në atë pjesën burokratikeedhe prindërit kanë humbur autoritetin e tyre duke u fokusuar në luftën për ekzistencë dhe këtë e dinë fëmijët. Kjo liri e pakontrolluar atyre u jep hapësir që të shfaqin agresivitetin e tyre në formë të pakontrolluar”, thekson Gorica Iliovska.

Nga ana tjetër, Bashkim Selmani, ligjërues në fakultetin juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës , ish gjykatës për të mitur, vlerëson se komunikimi i dhunshëm mes të rinjve, përkatsisht nxënësve të shkollave të mesme madje dhe atyre në shkollat fillore, zanafillën e kanë kryesisht në konfliktet me epilog të dhunshëm brenda familjes.

“Tani kanë shpërthyer emocionet e realizimit të detyrimeve ekonomike realisht mos përmbushja e tyre në familje e cila më pas reflekton në shoqëri. Dhe pjesa e parë e cila është akoma më rëndësishme dhe ku duhet të intervenohet, është mënyra e komunikimit ndërnjerëzor, ndërfamiljare ndërpedagoge, që ka filluar të prishet dhe është bërë jofunksionale".

"Mendoj se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të reagojë në kohën dhe në momentin e duhur dhe të dijë saktë se cilët janë ata nxënës që janë problematikadhe cila është mënyra që shumë lehtë vinë deri tek armët e ftohta, e mos flasim se dy deri tre nxënës në shkollat e mesme të vendit në shkollë vinë dhe me pistoleta”, thekson Selmani.

“Qendra për mirëqenie sociale shumë pak është e angazhuar me çështjen e këtyre nxënësve edhe pse ajo është e thirrur në bazë të ligjit t`I trajtojë të gjitha shkollat, kjo qendër duhet të dijë numrin e saktë të fëmijëve që janë në depresion për t`i futur në një program të veçantë të trajtimit”, thotë Selmani.

Ndryshe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka bërë të ditur se përmes projektit“Kujdesi i përbashkët për orientimin e duhur të nxënësve”, synon të përforcojë lidhjet ndërmjet prindërve dhe nxënësve, përmes aktiviteve të përbashkëta në shkollë gjatë fundjavave, siç janë organizimi i aktiviteteve kulturore, sportive dhe edukative duke theksuar se kjo praktikë është dëshmuar si frytdhënëse në shumë vende me sisteme të zhvilluara arsimore, pjesë e familjes evropiane.

Por Gorica Iliovska, ish kryetare e lidhjes së drejtorëve të shkollave të mesme të Maqedonisë, thotë se komunikimi në trekëndëshin prind-nxënës-arsimtarë, është mëse i nevojshëm, por mbi të gjitha, duhet ndryshuar qasja ndaj nxënësve që janë më agresiv

"Po nëse reagojmë ndaj veprimeve të këtyre nxënësve që janë më agresivë, që realisht janë pak në numër, dy ose maksimum tre në klasë, ballafaqohemi me më shumë faktorë të cilët na shtyjnë të tërhiqemi, si pasojë e devalvimit të vlerave në më shumë pjesë të shoqërisë, dhe kështu më në fund ne jemi ata që dukemi qesharak para syve të fëmijëve”, thekson Gorica Iliovska.

XS
SM
MD
LG