Ndërlidhjet

logo-print

Zviceranët kundërshtojnë kufizimin e imigracionit


Ilustrim

Ilustrim

Votuesit në Zvicër kanë hedhur poshtë propozimin për kufizimin e imigracionit në jo më shumë se 0.2 për qind të popullsisë.

Rezultatet e pjesshme të referendimit të sotëm tregojnë se mbi 74 për qind kanë votuar kundër.

Nëse do të kalonte, masa do të kërkonte nga qeveria që të reduktojë imigracionin nga 80,000 njerëz në 16,000 në vit.

Mbështetësit kanë argumentuar se kjo do të zvogëlonte presionin mbi burimet e vendit.

Por, sipas kundërshtarëve, masa do të ishte e keqe për ekonominë.

Rreth një e katërta e popullsisë 8-milionëshe në Zvicër janë të huaj.

XS
SM
MD
LG