Ndërlidhjet

Vazhdojnë polemikat Serbi-Kroaci


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, duhet t’iu japë shpjegime qytetarëve kroatë se përse nuk do të ndjekë samitin e 16 liderëve, i cili do të mbahet më 16 dhjetor në Beograd.

Kështu ka thënë ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, transmeton B92.

“Kroacia do të humbasë rastin që të marrë pjesë në forumin më të rëndësishëm, ku do të mund të luftonte edhe për ndonjë projekt të rëndësishëm ekonomik. Forumi që mbahet në Serbi do t’i mundësonte Millanoviqit që të takojë të gjithë liderët e rajonit, si dhe kryeministrin e Kinës. Andaj, mungesën e tij, ai duhet ta justifikojë para qytetarëve kroatë”, ka thënë Vulin.

Millanoviq ka anuluar udhëtimin në Serbi për shkak të deklaratave luftënxitëse të të akuzuarit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel.

XS
SM
MD
LG