Ndërlidhjet

logo-print

Pesë të vdekur nga përmbytjet në Francë


Ilustrim

Ilustrim

Përmbytjet e këqija në jug të Francës kanë marrë pesë jetë njerëzish dhe kanë detyruar rreth 3,000 të tjerë të largohen nga shtëpitë.

Vetëm përgjatë brigjeve të lumit Agly janë evakuuar sot rreth 2,000 njerëz.

Autoritetet kanë thënë se këto përmbytje janë më serioze se ato të vitit 1999, që kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish.

Por, zyra e kryeministrit francez ka thënë përmes një deklarate se “situata është nën kontroll”.

Në pjesën jugore të Francës kanë rënë shira të furishëm për javë të tëra.

XS
SM
MD
LG