Ndërlidhjet

Protesta në Rusi kundër shkurtimeve në shëndetësi


Moskë - foto arkivi

Moskë - foto arkivi

Mijëra punëtorë shëndetësorë kanë protestuar në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë kundër planeve për të mbyllur disa spitale, në kuadër të reformave shëndetësore.

Së paku 4,000 mjekë, punonjës shëndetësorë dhe të tjerë janë tubuar në temperatura tejet të ulëta në Moskë.

Autoritetet planifikojnë të mbyllin 28 spitale dhe klinika dhe të pezullojnë nga puna rreth 10,000 mjekë, vitin e ardhshëm.

Shumë protestues kanë veshur mantela të bardhë përsipër xhaketave të dimrit.

Në një pankartë të tyre ka shkruar: “Kurseni të hollat në luftë dhe jo për mjekët”.

Protesta të ngjashme janë mbajtur në Shën Petersburg dhe Nizhny Novgorod.

Sanksionet perëndimore, për shkak të aksioneve të Rusisë në Ukrainë, dhe çmimet e ulëta të naftës kanë varfëruar buxhetin shtetëror të Rusisë dhe kanë zhvlerësuar rublën.

Zyrtarët rusë thonë se mbyllja e spitaleve dhe shkurtimet e vendeve të punës janë shumë të nevojshme për të modernizuar kujdesin shëndetësor.

XS
SM
MD
LG