Ndërlidhjet

Pilotët e Lufthansa-s sërish në grevë


Ilustrim

Ilustrim

Pilotët e kompanisë gjermane ajrore Lufthansa do të lënë punën të hënën në mesditë, si pasojë e ndërprerjes së bisedimeve për moshën e pensionit.

Greva do të fokusohet në fluturimet e shkurtra dhe të mesme deri në orën 03:00 të së martës, ka bërë të ditur sindikata e punëtorëve.

Nga kjo orë, greva do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe fluturimet e gjata deri në mesnatë.

Dega e Lufthansa-s, Germanwings, nuk do të preket.

Bisedimet midis sindikatës dhe zyrtarëve të Lufthansa-s janë ndërprerë të shtunën, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për moshën e pensionit.

Pilotët aktualisht mund të dalin në pension në moshën 55-vjeçare.

Lufthansa do që të rrisë moshën e pensionimit në 60 vjeç, por sindikata nuk pranon.

Pilotët kanë qenë në grevë edhe në muajin tetor.

Ndërprerjet e vazhdueshme të punës qysh në muajin prill kanë bërë që Lufthansa dhe degët e saj të anulojnë rreth 6,000 fluturime.

XS
SM
MD
LG