Ndërlidhjet

Gjermani: Afro 300 xhihadistë përballen me gjyq


Militantë të Shtetit Islamik në Irak.
Militantë të Shtetit Islamik në Irak.

Afro 300 njerëz përballen me ndjekje penale në Gjermani për shkak të mbështetjes për militantët e Shtetit Islamik, ka bërë të ditur ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas.

Ai ka thënë se kjo është shenjë se ligjet anti-terroriste funksionojnë dhe se legjislacioni më i ashpër nuk është i nevojshëm.

“Kushdo që mbështet Shtetin Islamik mund të ndiqet penalisht sipas ligjeve ekzistuese”, ka thënë Maas për gazetën Welt am Sonntag.

Ai i ka bërë këto komente pasi disa politikanë kanë bërë thirrje për ligje më të ashpra.

Maas, megjithatë, ka thënë se do të paraqesë një projektligj deri në fund të vitit, për të trajtuar rrjedhjen e parave për Shtetin Islamik.

Autoritetet e sigurisë thonë se rreth 550 shtetas gjermanë i janë bashkuar Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe se rreth 60 prej tyre janë vrarë, disa nga ta në sulme vetëvrasëse.

Rreth 180 besohet se janë kthyer.

XS
SM
MD
LG