Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Urdhërohet arrestimi i avokatit që synon azil në SHBA


Andrei Stolbunov

Andrei Stolbunov

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin e avokatit antikorrupsion, Andrei Stolbunov, i cili kërkon azil në Shtetet e Bashkuara.

Stolbunov i pat thënë Radios Evropa e Lirë se ai kishte kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara, më herët këtë vit, pasi autoritetet e Rusisë synonin ndjekjen e tij për shkak të akuzave të “fabrikuara” për zhvatje.

Klienti më i njohur i avokattit Stolbunov ishte Mikhail Beketov, një gazetar dhe aktivist i ambientit, i cili ka mbetur me lëndime në tru, pasi ishte rrahur rëndë në një lagje të Moskës në vitin 2008 dhe ka vdekur vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG