Ndërlidhjet

Liderët afganë udhëtojnë për në Evropë


Ashraf Ghani (djathtas) dhe Abdullah Abduallah

Ashraf Ghani (djathtas) dhe Abdullah Abduallah

Liderët e rinjë të Afganistanit, presidenti Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv Abdullah Abdullah, sot pritet të takohen me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel, ndërsa nesër do të marrin pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Në këto takime pritet të diskutohet për ndihmën e NATO-s për qeverinë e Afganistanit në fushën e sigurisë.

Ghani dhe Abdullah, do të marrin pjesë edhe në Konferencën për Afganistanin, më 4 dhjetor në Londër.

Londra tha se kjo konferencë paraqet një mundësi për qeverinë afgane që “ta paraqes vizionin për reforma, ndërsa për bashkësinë ndërkombëtare për ta rikonfirmuar partneritetin afatgjatë me Afganistanin”.

Kjo vizitë e zyrtarëve të lartë të Afganistanit po bëhet në periudhën kur NATO-ja është në terëheqje e sipër të forcave të veta luftarake nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG