Ndërlidhjet

Irak: Çmimet e ulëta të naftës e dëmtojnë buxhetin


Haidar al-Abadi

Haidar al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, thotë se çmimet në rënie të naftës e kanë detyruar qeverinë ta ndryshoj propozim buxhetin për vitin 2015.

Gjatë fjalimit të djeshëm në parlamentin e Irakut, zoti al-Abadi tha se propozimi fillestar ishte bazuar në parashikimin e çmimit prej 70 dollarësh për një fuqi, por aktualisht ai ka rënë në 64 dollarë, që është më i ulëti prej vitit 2010.

Këto ndryshime kanë ndikuar që buxheti duhet të përpilohet përsëri, tha ai, duke theksuar se shpreson se propozimi i ri do të paraqitet në parlament brenda 10 ditësh.

XS
SM
MD
LG