Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës në varrim – 9 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Afganistan
Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Afganistan

Nga një sulm vetëvrasës në një ceremoni varrimi në pjesën veriore të Afganistanit, janë vrarë së paku 9 vetë dhe plagosur 18 të tjerë.

Zyrtarët lokalë në provincën Baghlan i thanë Radios Evropa e Lirë se në mesin e të vrarëve, nga sulmi i sotëm në Burqa, ishin edhe dy policë.

Zyrtarët thanë se cak i këtij sulmi duket se ishin udhëheqës të lartë në Burqa.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këtë sulm, por aktualisht talibanët i kanë shtuar sulmet kundër forcave të sigurisë afgane, derisa po tërhiqet pjesa më e madhe e forcave luftarake të NATO-s.

XS
SM
MD
LG