Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kerry ka pasur takim “produktiv” me gjeneralin pakistanez


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se ka pasur “takim produktiv” në Uashington me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë së Pakistanit, gjeneral Rahael Sharif.

Këtë koment zoti Kerry e bëri mbrëmë vonë në rrjetin Twitter, duke thënë se bisedimet në Departamentin amerikan të shtetit, janë zhvilluar pas festës së Falënderimeve të 27 nëntorit, në Shtetet e Bashkuara.

Në Islamabad, zyrtarët pakistanezë kanë thënë se zoti Sharif e ka paraqitur pikëpamjen e vendit të tij për çështjet e sigurisë rajonale, përfshirë edhe tërheqjen e pjesës më të madhe të trupave luftarake amerikane nga Afganistani, në fund të vitit 2014.

Vizita e gjeneralit Sharif në Shtetet e Bashkuara ka zgjatur afro dy javë.

XS
SM
MD
LG