Ndërlidhjet

logo-print

Inaugurohet presidenti i ri i KE-së


Presidenti i ri i Këshillit të Evropës, Donald Tusk

Presidenti i ri i Këshillit të Evropës, Donald Tusk

Ish-kryeministri polak Donald Tusk, është inauguruar sot si president i Këshillit të Evropës.

Kjo është hera e parë që një politikan nga ish-blloku sovjetik, ka zënë një post të rangut të lartë në institucionet e Bashkimit Evropian.

Tusk vjen në këtë pozitë pas belgut Herman Van Rompuy, i cili ka shërbyer në dy mandate të njëpasnjëshme që nga viti 2009.

Tusk synon që ta rimëkëmbë ekonominë e BE-së si dhe negocimin me Rusinë për çështje të ndryshme.

Tusk ka qenë kritikues i Rusisë rreth marrjes së Krimesë si dhe për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainën Lindore.

Tusk ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pavarësisht kostos për ekoniminë e BE-së.

Para ceremonisë së inaugurimit, Tusk ka thënë se “vjen në Bruksel nga një vend që thellësisht beson në rëndësinë e Evropës së Bashkuar”.

XS
SM
MD
LG