Ndërlidhjet

Moska kritikon NATO-n për destabilizimin e Evropës


Ilustrim

Ilustrim

Moska beson se NATO-ja po destabilizon Evropën Veriore me mbajtjen e stërvitjeve ushtarake atje dhe me transferimin e aeroplanëve, të aftë për të bartur armë bërthamore, në shtetet baltike.

“Ky realitet është jashtëzakonisht negativ”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksei Meshkov.

Meshkov ka paralajmëruar të hënën se Moska po bën gjithçka që mundet me qëllim të mbrojtjes së Rusisë dhe qytetarëve të saj “pa marrë parasysh se me cilën pjesë të vendit ka të bëjë”.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve serioze, Meshkov ka thënë se marrëdhëniet Rusi-NATO, nuk kanë arritur në “pikën pa kthim”

Meshkov i ka bërë këto deklarata pasi që komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove, ka shprehur shqetësimin në lidhje me militarizimin e Krimesë nga ana e Rusisë, gadishull i aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Moska.

XS
SM
MD
LG