Ndërlidhjet

Stoltenberg i shqetësuar me armët ruse në Ukrainë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Kreu i NATO-s thotë se Rusia ka dërguar sasi të mëdha të armëve tek rebelët pro-rusë në Ukrainën Lindore, duke e shtuar aktivitetin e saj ushtarak në Evropë dhe në botë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë gjatë konferencës mujore të mbajtur në Bruksel, se “përpjekjet për paqe të qëndrueshme do të vazhdojnë” pavarësisht shkeljes së armëpushimit.

“Ne e kemi parë një sasi të konsiderueshme të armëve të vendosura përrreth Ukrainës, transfere të mëdha të armëve të moderuara ruse, pajisje dhe personel ushtarak dhe një rritje të madhe të aktivitretit ushtarak rus rreth Evropës dhe më gjerë”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka shtuar se Rusia dhe seperatistët pro-rusë, nuk e kanë respektuar marrëveshjen për armëpushim, marrëveshje e cila kishte për qëllim dhënien fund të konfliktit gjatë të cilit deri më tani janë vrarë më shumë se 4 mijë e 300 persona.

XS
SM
MD
LG