Ndërlidhjet

Rihapet tuneli më i gjatë në ish-Bashkimin Sovjetik


Ilustrim

Ilustrim

Një tunel rrugor i mbyllur në shtator për shkak të një operacioni policor që kishte për cak kapjen e militantëve të dyshuar në rajonin Daghestan të Rusisë, është rihapur sot.

Tuneli Gimry që ka gjatësinë prej 4.3 kilometrash, tunel ky që konsiderohet si më i gjati në ish-Bashkimin Sobjektik, lidhë malet e izoluara në Daghestanin qendror me rajonet që janë në afërsi të Detit Kaspik.

Tuneli është mbyllur në mes të muajit shtator, pas fillimit të një opercioni anti-terrorist në rajonin Untsukul.

Ky rajon ka qenë qendër e bastisjeve të forcave qeveritare të cilat kërkojnë çrrënjosjen e kryengritjeve islamike që burojnë nga luftrat në Çeçeni.

Gjatë një aksioni të zhvilluar më 26 tetor, forcat qeveritare kanë vrarë 14 militantë të dyshuar ndërsa kanë arrestuar 12 të dyshuar.

XS
SM
MD
LG