Ndërlidhjet

Prishtina, nikoqire e kryeprokurorëve rajonalë


Ilustrim
Ilustrim

Nën organizimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në Prishtinë në fund të kësaj jave pritet të mbahet konferenca rajonale “Sfidat në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe bashkëpunimi në Evropën jug-lindore”.

Përmes një komunikate të lëshuar, prokuroria ka bërë me dije se në konferencën që do të mbahet më 5 dhe 6 dhjetor, do të marrin pjesë kryeprokurorë dhe prokurorë nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Përveç fjalëve hyrëse të akterëve kryesor të drejtësisë në vend, në komunkatë bëhet me dije se në konferencë do të ketë paraqitje edhe të kumtesave nga ekspertë për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Qëllimi i organizimit të kësaj konferencë është koordinimi më i mirë dhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit rajonal në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, kjo e fundit si dukuri e re e paraqitur në rajon”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

XS
SM
MD
LG