Ndërlidhjet

Rënia e rublës, dëshmi e efektit të sanksioneve


Ilustrim
Ilustrim

Komisioneri i zgjerimit të BE-së ka thënë sot se rënia e rublës ruse, është dëshmi se saknsionet e perëndimit karshi Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë, kanë pasur efekt.

Komisioneri Johannes Hahn, i ka bërë këto komente sot në Bruksel në ditën kur rubla ruse ka pësuar humbje prej 8 për qind.

Hahn ka thënë gjatë një konference për shtyp se kjo është më shumë se një dëshmi për ndikimin e saknsioneve të vendosura.

“Unë shpresoj që kjo do të ndikojë që Rusia të bëjë hapin e parë drejt normalizimit të situatës”, ka thënë Hahn.

Rubla ruse ka pësuar një humbje prej më shumë se 40 për qind gjatë këtij viti, kryesisht për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG