Ndërlidhjet

logo-print

Pro-evropianët prijnë në Moldavi


Ilustrim

Ilustrim

Rezultatet pothaujse përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Moldavi flasin për epërsi të partive pro-evropiane.

Megjithatë, asnjë parti e vetmeduket se nuk do të jetë në gjendje të krijojë e vetme qeverinë dhe analistët parashohin pazarllëqe të ndryshme pas-zgjedhore.

Me më shumë se 93 për qind të votave të numëruara, tri partitë pro-evropiane, Partia Liberale Demokrate, Partia Demokrate dhe Partia Liberale, deri më tani kanë marrë 44 për qind të votave.

Partia Socialiste pro-ruse ka siguruar 21.4 për qind ndërsa komunistët mbi 39 për qind .

OSBE-ja në cilësinë e monitoruesit, ka thënë se zgjedhjet në Moldavi kanë qenë të administruara mirë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ka qenë 56 për qind.

XS
SM
MD
LG