Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Tri viktima të reja nga virusi i shpezëve


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka bërë me dije të hënën, se tre persona të tjerë kanë vdekur nga virusi i shpezëve H5N1.

Tre personat që sipas kësaj ministrie kanë vdekur këtë javë, e kanë çuar në gjashtë numrin e të vdekurve nga ky virus në vendin më të populluar arab.

Sipas një deklarate të lëshuar nga kjo ministri, tri viktimat e fundit janë: një burrë 40 vjeçar, një grua 29 vjeçare dhe një tjetër grua 25 vjeçare.

Viktimat sipas ministrisë, vijnë nga krahina qendrore Minya përkatësisht nga Beni Suef që gjendet në jug të Kajros.

XS
SM
MD
LG