Ndërlidhjet

Armenët protestojnë kundër Bashkimit Euroaziatik


Ilustrim
Ilustrim

Dhjetëra aktivistë opozitarë dhe mbështetës të tyre, janë mbledhur sot para selisë së parlamentit në Jerevan, duke kërkuar nga ligjvënësit armen që të hedhin poshtë traktatin për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Kreu i bllokut opozitar nga partia kombëtare Vetëvendosje, Paruyr Hairikian, tha të hënën se nuk do ta pranojnë asnjëherë që të jenë aleat me dikë që i ka shpallur luftë botës së qytetëruar.

“Është e vështirë të imagjinohet ndonjë gjë më e neveritshme për vendin tonë”, ka thënë ai.

Më 1 dhjetor, parlamenti i Armenisë e ka filluar debatin rreth traktatit i cili edhe pritet të marrë miratimin e ligjvënësve.

Traktati është nënshkruar nga presidenti armen Serzh Sarkisian, gjatë një ceremonie të mbajtur në Minsk.

Armenia ka vendosur që të jetë pjesë e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik

XS
SM
MD
LG