Ndërlidhjet

Rusia bllokon faqen Vimeo


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia shtetërore e komunikimit në Rusi, e ka bllokuar qasjen në faqen e internetit Vimeo, për shkak se ajo ka postuar një video nga grupi militant i Shtetit Islamik (IS).

Rregullatori i transmetimit në Rusi, ka njoftuar se kjo faqe është ndaluar pas kërkesës së zyrës së prokurorit rus.

Ky veprim i Rusisë vjen pasi që Kazakistani e ka ndaluar një video tjetër të IS, e cila kishte titra në gjuhën ruse ndërsa tregonte pamje të fëmijëve kazakë që trajnoheshin për të luftuar.

Nuk është bërë me dije se sa do të zgjasë koha e ndalimit të faqes Vimeo

XS
SM
MD
LG