Ndërlidhjet

logo-print

Dy shpërthime të reja në Nigeri


Ilustrim

Ilustrim

Ekstremistët e dyshuar islamik kanë sulmuar sot dy qytete të mëdha në verilindje të Nigerisë përmes shpërthimeve të dyfishta, në një treg që ishte i mbushur me njerëz dhe në një bazë policie.

Punonjësit e shpëtimit po bëjnë përpjekje për evakuimin e të vdekurve dhe të plagosurve nga tregu në Maiduguri, i njëjti treg ky një javë më parë dy femra vetvrasëse kanë vrarë të paktën 70 persona.

“Unë nuk mund të them se sa persona janë vrarë apo plagosur por unë kam parë shumë viktima të gjakosura, të tjerë kam parë me pjesë të shpërndara të trupit si rezultat i shpërthimeve”, i ka thënë përmes telefonit agjencisë Associated Press, tregtari Bala Dauda.

Shpërthimet sipas një dëshmitari tjetër, janë shkaktuar po ashtu nga dy vajza.

Zëdhënësi i policisë Gedeoni Jubrin, ka thënë se është shumë herët të dihet se prej kujt janë shkaktuar shpërthimet e së hënës.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por, qytetarët e kanë fajësuar grupin Boko Haram, grup ekstremist islamik.

XS
SM
MD
LG