Ndërlidhjet

Irani “të respektojë” vullnetin e liderit suprem


Ilustrim
Ilustrim

Një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë thirrje për dhënien fund të kritikave rreth negociatave bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore.

Ish-ministri i jashtëm Ali Akbar Velayati, i cili e këshillon Khamenei për çështjet ndërkombëtare, ka thënë më 30 nëntor, se teksa lideri suprem e ka miratuar zgjatjen e bisedimeve edhe për disa muaj, njerëzit duhet të ndalojnë me kritikat e tyre.

“Pasi ai (Khamenei) tha se pajtohet me zgjatjen e bisedimeve, asnjë koment nuk duhet të bëhet për të kundërshtuar këto bisedime”, ka thënë Velayati.

Më 27 nëntor, lideri suprem e ka dhënë mbështetjen për zgjatjen shtatë-mujore të bisedimeve, të cilat synojnë lehtësimin e saknsioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Kritikët kanë shfaqur mendimin e tyre pas zgjatjes së afatit, duke thënë bisedimet e deritashme një vjeçare, kanë dështuar.

XS
SM
MD
LG