Ndërlidhjet

Jep dorëheqje zyrtarja që kritikoi vajzat e Obamës


Pamje nga ceremonia e Ditës së Falënderimeve në Shtëpinë e Bardhë

Pamje nga ceremonia e Ditës së Falënderimeve në Shtëpinë e Bardhë

Një pjesëtare e stafit republikan të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ka dhënë dorëheqje pasi ka akuzuar vajzat e presidentit Barack Obama për “mungesë të klasit”.

Bëhet fjalë për Elizabeth Lauten, drejtore e komunikimit për kongresistin Stephen Fincher.

Lauten ka kritikuar Sasha dhe Malia Obamën në Facebook, pas paraqitjes së tyre me funda të shkurtër në një ceremoni me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Ajo po ashtu ka thënë se dy adoleshentet janë dukur të mërzitura teksa kanë qëndruar pranë babasë së tyre.

“Të dashura Sasha dhe Malia, e kuptoj se jeni në vitet e tmerrshme të adoleshencës, por ju jeni pjesë e Familjes së Parë. Përpiquni të tregoni klasë”, ka shkruar pos tjerash Lauten në postimin e saj, të cilin më pas e ka fshirë.


Lauten po ashtu ka kërkuar falje, duke thënë se ato kanë qenë “fjalë të dëmshme”.

XS
SM
MD
LG