Ndërlidhjet

Putin paralajmëron heqjen dorë nga Rrjedha e Jugut


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë sot se Rusia do të heqë dorë nga tubacioni i gazit natyror “Rrjedha e Jugut”, nëse Bashkimi Evropian është kundër tij.

Putin duke folur në Ankara, pas bisedimeve me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se në vend të Rrjedhës së Jugut, Rusia dhe Turqia mund të ndërtojnë një qendër të gazit për Evropën Jugore.

Tubacioni Rrjedha e Jugut është dashur të kalojë nëpër Detin e Zi në Bullgari dhe më tej në Greqi dhe Itali, ashtu si edhe në Serbi, Hungari dhe Austri.

Por, Poutin ka thënë se ai nuk mund të ndërtohet për shkak të kundërshtimit të qeverisë bullgare.

Ai po ashtu ka thënë se Bashkimi Evropian, ka konstatuar se Rrjedha e Jugut, nuk është në përputhje me ligjet e BE-së për konkurrencë dhe energji.

Putin ka bërë të ditur se Rusia është pajtuar që të rrisë furnizimet me gaz në Turqi nëpërmjet tubacionit Rrjedha e Kaltër dhe të ulë çmimin për të.

XS
SM
MD
LG