Ndërlidhjet

Mbi 50 sulme të reja kundër IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Që nga dita e premte, Shtetet e Bashkuara kanë realizuar 55 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komanda Qendrore përmes një komunikate të lëshuar ka bërë me dije se 27 sulme ajrore kundër grupit militant janë realizuar në Siri ndërsa 28 të tjera në Irak.

Komanda ka bërë me dije se ka pasur goditje në një shumëllojshmëri objektesh duke përfshirë ndërtesa shtetërore, automjete, tanke dhe grupe militantësh.

Në komunikatë është bërë me dije se njëra nga sulmet ka goditur grupin Khorasan që është i lidhur me grupin terrorist Al-Qaeda.

XS
SM
MD
LG